LAJMI I FUNDIT:

Në vend të pushimit ushtroni

Në vend të pushimit ushtroni

Ushtrimet sjellin dobi edhe atë jo vetëm për të ndërtuar formën e bukur të trupit tuaj, por edhe përmirësojnë disponimin.

Ekspertët nga Universiteti i Bristolit kanë gjetur se ushtrimet trupore i sjellin dobi jo vetëm trupit, por edhe mendjes me anë të efektit të serotoninës, i cili zvogëlon stresin në vendin e punës dhe përmirëson produktivitetin punues.

Në bazë të një hulumtimi është treguar se personat të cilët ushtrojnë para pune ose gjatë pauzave për ushqim, janë më të përgatitur për të kryer obligimet në punë dhe e kanë kontrolluar shumë më mirë stresin sesa kolegët e tyre të cilët nuk merren me ushtrime. Disponimi i tyre në javët kur kanë ushtruar ka qenë në nivel shumë më të lartë, ndërsa gjatë ditëve kur nuk kanë ushtruar, nuk janë ndierë mirë.

Punëtorët kanë punuar shumë më mirë dhe kanë treguar rezultate shumë më të mira në punë gjatë ditëve kur kanë ushtruar. Ata kanë qenë më produktiv në tri sfera, në atë mendore, kohore dhe në realizimin e obligimeve, thonë autorët e studimit.