LAJMI I FUNDIT:

Mungesa kronike e gjumit sëmundje e kohës moderne

Mungesa kronike e gjumit sëmundje e kohës moderne

Në kohën moderne njerëzit flenë më pak se kurrë, ndërsa fajtori kryesor është mënyra dhe stili jetësor i kohës së sotme. Edhe pse mungesën e gjumit mund ta kompensojmë gjatë vikendeve, megjithatë pasojat të cilat i lë pagjumësia në shëndet, do të vërejmë më vonë.

Një hulumtim i realizuar këtë vit në SHBA ka treguar se të rriturit flenë mesatarisht 6 orë e 48 minuta brenda natës, pavarësisht se rekomandimet shkencore janë që njeriu të flejë tetë orë në ditë.

Një tjetër element negativ sa i takon fjetjes, është koha e gjumit. Shuam njerëz si pasojë e mënyrës së tyre jetësore, nuk flenë tërë natën ndërsa flenë ditën. Duke pasur parasysh faktin që gjumi më kualitativ bëhet natën, kjo mënyrë jetësore mund të shkaktojë ndryshime metabolike. Shkencëtarët këtë veti e kanë emërtuar si “sindroma e shtyrjes së gjumit”.

Në kohën kur jetojmë, në shumë vende të botës ekziston e ashtuquajtura “bulimi a gjumit”. Kjo është gjendje e tillë kur njeriu fle mesatarisht pesë apo gjashtë orë në ditë ,ndërsa gjumin e humbur e kompenson gjatë vikendeve. Një veprim i tillë aktualisht është i pranueshëm edhe për mjekët, pasi që ata nuk e dinë se çka ndodh me një person, i cili mund të jetojë me vite të tëra në mungesë kronike të gjumit.