LAJMI I FUNDIT:

Më mirë gjumë se makiato

Më mirë gjumë se makiato

Ekspertët pohojnë se për të pasur një ditë më të mirë dhe për të qenë më të kthjellët duhet që në vend të kafesë në mesditë të bëni një sy gjumë.

Pas disa eksperimenteve, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se gjumi ka ndikim shumë më të mirë në nxitjen e efektivitetit trupor dhe mendor sesa kafeina.

Një grup prej 60 vullnetarësh janë përfshirë në një eksperiment, ku disa prej tyre kanë fjetur afër dy orë, disa kanë marrë tableta me 200 mg kafeinë (sa dy filxhanë kafe), ndërsa të tretët kanë marrë placebo.

Më vonë të gjithë këta participantë u janë nënshtruar disa testeve ku kanë qenë të obliguar në zgjidhjen e detyrave. Grupi i participantëve të cilët kanë fjetur kanë qenë shumë më të suksesshëm se dy grupet tjera.