LAJMI I FUNDIT:

Spinaqi ndihmon ndërtimin e muskujve

Spinaqi ndihmon ndërtimin e muskujve

Lëndët të cilat hyjnë në përbërjen e spinaqit, mund të jenë shumë të dobishme në ndërtimin e muskujve.

Shkencëtarët kanë zbuluar se fitoekdisterodet të cilat hyjnë në përbërjen e spinaqit, rritin sintezën e proteinave në muskuj madje deri në 120%.

Minjtë eksperimental, të cilët kanë marrë më shumë dozë nga kjo lëndë, janë bërë më të fuqishëm pas vetëm 28 ditësh.

Por problemi është se, për të arritur rezultate të njëjta, njerëzit duhet të hanë afro 1 kg spinaq çdo ditë.