LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi i tepërt e dëmton trurin

Ushqimi i tepërt e dëmton trurin

Një studim i ri ka zbuluar se ushqimi i tepërt nuk ndikon negativisht vetëm në linjën trupore, por mund ta çrregullojë seriozisht funksionin e trurit.

Studimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i tepërt i ushqimit ndikon në shfaqjen e proceseve inflamatore në indin muskulor dhe të mëlçisë, që për pasojë kanë zhvillimin e sëmundjeve metabolike.

Ndërsa studimi i ri ka zbuluar se procese të ngjashme inflamatore vërehen edhe në tru pas ngopjes së tepruar.

Ky ndryshim është vërejtur në trurin e minjve, mirëpo nëse e njëjta gjë vërehet edhe te njerëzit, atëherë ky studim mund të sjellë deri te njohuritë e reja për t’i luftuar sëmundjet e zemrës dhe diabetin.