LAJMI I FUNDIT:

Femrat, sporti dhe inkontinenca

Femrat, sporti dhe inkontinenca

Për shkak të fshikëzës së dobët të urinës, femrat nuk janë në gjendje të merren me sportet amatore, ka treguar një hulumtim në Itali.

10% e femrave të anketuara kanë deklaruar se kanë qenë të detyruara të heqin dorë nga sporti për shkak të inkontinecës (pamundësisë së mbajtjes) së urinës si pasojë e stresit.

Autorët e studimit pohojnë se sportet kryesore nga të cilat femrat është dashur të heqin dorë kanë qenë basketbolli, atletika, tenisi dhe mundja.

Studiuesit me tutje rekomandojnë që këto femra nuk duhet hequr dorë nga sporti i cili iu pëlqen, porse duhet të paraqiten te mjeku për ta diagnostikuar dhe mjekuar gjendjen e tyre.