LAJMI I FUNDIT:

Me optimizëm kundër sëmundjeve

Me optimizëm kundër sëmundjeve

Shkencëtarët kanë gjetur fakte të cilat tregojnë se qëndrimi pozitiv ndihmon në mbrojtjen nga kanceri i gjirit.

Hulumtimi ka treguar se optimizmi mund të luajë një rol mbrojtës në luftën kundër sëmundjeve, ndërkaq përvojat jetësore të pakëndshme dhe depresive, p.sh. humbja e prindërve ose ndarja, mund ta rritin rrezikun për shfaqjen e kancerit të gjirit te femrat.

Shkencëtarët izraelitë të cilët e kanë realizuar studimin pohojnë se ndjenja e lumturisë dhe optimizmit mund të luajë rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga kanceri, përderisa depresioni mund të konsiderohet si faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjes.