LAJMI I FUNDIT:

Shtatzënat të shmangin ushqimin e tepërt

Shtatzënat të shmangin ushqimin e tepërt

Shkencëtarët amerikanë paralajmërojnë se femrat të cilat kanë pasur peshë të tepërt para shtatzënisë, më shpesh lindin fëmijë me defekte të trurit dhe të palcës kurrizore.

Analizat kanë treguar se ky rrezik është i rritur për 2-2.5%, nëse pesha e tepërt është e lokalizuar rreth barkut.

Rezultatet nuk kanë treguar ndonjë ndikim të peshës së tepërt trupore të nënës te sëmundjet e lindura të zemrës, por kanë gjetur lidhshmëri me dobësimin e aftësive mentale, si pasojë e defekteve trunore të lindjes.