LAJMI I FUNDIT:

Pagjumësia shkurton jetën

Pagjumësia shkurton jetën

Nëse për çdo rast flini pak pasi që nuk dëshironi ta kaloni në gjumë edhe ashtu jetën e shkurtë, duhet ta keni në mend se gjumi i mjaftueshëm e zgjat jetëgjatësinë, ndërsa pagjumësia e shkurton atë.

Njerëzit të cilët nuk flenë sa duhet janë dyfish të rrezikuar për të vdekur nga sëmundjet e zemrës, njoftojnë shkencëtarët britanikë.

Edhe pse arsyet të cilat çojnë deri te zhvillimi i këtyre sëmundjeve janë të panjohur, shkencëtarët janë të sigurt se mungesa e gjumit sjell deri te rritja e shtypjes së gjakut, njëri nga faktorët i cili e rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.