LAJMI I FUNDIT:

Lajthitë braziliane dhe statusi i selenit

Lajthitë braziliane dhe statusi i selenit

Një studim i ri ka treguar se lajthitë braziliane të cilat përdoren në formë të suplementeve ndikojnë në rritjen e nivelit të selenit.

Në studim kanë marrë pjesë vullnetarë me nivel të ulët të selenit në gjak, të cilët janë ndarë në tri grupe. Njëri grup ka marrë dy lajthi braziliane në ditë (afër 53 μg), grupi dytë ka marrë suplemente të cilët kanë përmbajtur afër 100 μg selen, ndërsa grupi i tretë ka marrë placebo.

Analizat e gjakut kanë treguar se lajthitë braziliane dhe suplementet e selenit e kishin rritur nivelin e selenit në gjak për 60%.

Njëkohësisht është treguar se lajthitë braziliane në shkallë më të madhe e kanë rritur aktivitetin e enzimës së rëndësishme antioksiduese- gluation peroksidazës. Për këtë arsye shkencëtarët mendojnë se seleni nga lajthitë braziliane është më i përdorshëm sesa ai nga suplementet.