LAJMI I FUNDIT:

Me kafe kundër stresit

Me kafe kundër stresit

Vetë aroma e kafesë së mëngjesit ndihmon kundër stresit, pohon një studim i ri.

Qëllimi i studimit ka qenë të vërtetojë se si aroma e kafesë ndikon në funksionimin e trurit dhe në largimin e stresit të shkaktuar nga pagjumësia.

Rezultatet e studimit kanë treguar se aroma e kafesë ka shkaktuar aktivizimin e më shumë gjeneve në tru, duke përfshirë edhe ato të cilët japin kodet për proteinat me aktivitet antioksidues.

Në bazë të këtyre rezultateve, shkencëtarët mendojnë se aroma e kafesë ka veprim relaksues.