LAJMI I FUNDIT:

Rëndësia e vitaminës D në shtatzëni

Rëndësia e vitaminës D në shtatzëni

Fëmijët, nënat e të cilëve kanë pasur mungesë të vitaminës D gjatë shtatzënisë, vuajnë nga sëmundjet e dhëmbëve, kanë njoftuar shkencëtarët kanadezë.

Hulumtimi i realizuar nga Universiteti i Manitobas, është i bazuar në vlerësimin e vitaminës D te 206 participante të cilat kanë qenë në tremujorin e dytë të shtatzënisë.

Analizat kanë treguar se zvogëlimi i nivelit të vitaminës D te nënat gjatë shtatzënisë, është e lidhur me mundësinë e paraqitjes së problemeve shëndetësore me dhëmbë te fëmijët e tyre.