Jo të gjithë e duan festën e Shën Valentinit. Dhe mes atyre që e urrejnë festën e të dashuruarve nuk janë vetëm beqarët që do të donin të kishin pranë gruan apo burrin e jetës së tyre, por edhe shumë njerëz çift, të fejuar, të martuar apo sido që të jenë nuk dëshirojnë ta festojnë festën e 14 Shkurtit për motive nga më të ndryshmet. Në fakt, është britanikja "Times" që përmes një udhëzuesi, që me rastin e festës së shumëpritur për të gjithë të dashuruarit na ofron 20 motive për ta urryer këtë festë.
Për vajzat
1. Nëse je beqare, u dukesh të tjerëve si një lëneshë e moçme. Nëse e ke një lidhje, mendojnë se i je futur një rruge të sikletshme.
2. Sepse nuk ka asgjë më të mërzitshme se burri që keni zgjedhur si njeriun ideal për të kaluar jetën, i cili e shpreh romanticitetin e tij me kartolinë urimi qesharake dhe me një lojë fjalësh të shkruara brenda saj.
3. Sepse stresi për të organizuar diçka romantike dhe të veçantë në krahasim me të tjerët është shumë i madh. Mendoni që dita e Shën Valentinit është si një martesë e vogël. Por shkurti është muaji më i keq për t‘u martuar.
4. Duhet urryer për poezitë e tij, pothuajse çdo vit të njëjta dhe pa asnjë vlerë.
5. Sepse të gjitha imazhet e çifteve të përsosura vlejnë vetëm për të menduar se të tjerët janë shumë herë më të lumtur se ju, madje edhe në jetën e tyre seksuale.
6. Sepse vajza që keni më shumë inat do të marrë si dhuratë një palë këpucë shumë të kushtueshme dhe sapo i dashuri i saj të largohet, do të thotë se nuk i përshtaten dhe aq shumë shijes së saj.
7. Sepse nuk ka asgjë më të keqe se nëse një kartolinë urimi, një tufë trëndafilash të kuq apo ndonjë dhuratë tjetër e kushtueshme, do ta merrni nga dikush që ju pëlqen, ndërsa ju fatkeqësisht e urreni për vdekje.
8. Sepse festa e 14 Shkurtit nuk është gjë tjetër veçse një betejë dhe një konkurrencë mes grave se kush merr dhuratën më të bukur ,apo kush kalon mbrëmjen në restorantin më të mirë të qytetit.
9. Sepse na duhet të jemi në formën e përsosur, duke parë që edhe mundësinë më të madhe për sa u takon dhuratave e kanë kompletet intime. Duhet të jeni në formë të përsosur, ndryshe dhurata e të dashurit tuaj nuk arrin t‘ju rrijë ashtu si ai dhe ju do të donit.
10. Sepse, ngjyra rozë dhe diamantet (joorigjinalë) janë shumë të pëlqyer për vajzat e vogla dhe stilistët italianë.
Për djemtë
1. Ju bën të urreni shokët. Të gjitha restorantet e mira janë prenotuar prej kohësh nga pasanikët e "pamoralshëm", ndërkohë që juve ju mbeten vetëm restorantet e dorës së dytë.
2. Sepse ai i bën burrat të bëjnë gjëra që nuk u shkojnë fare për shtat: si për shembull të ndezin qirinjtë.
3. Sepse i fut në telashe të gjithë burrat që nuk dinë të krijojnë ambient romantik. Kjo në të vërtetë është ajo që gratë duan. Por t‘i bësh gjërat me detyrim është vërtet e tmerrshme dhe në fund nëse nuk i bën e imagjinon dot zemërimin e grave.
4. Sepse kushton vërtet shumë. Duke marrë parasysh trëndafilat, apo ndonjë dhuratë tjetër, darkën dhe taksinë, fatura shkon sa nuk mund ta imagjinosh. Nuk do të ishte më mirë që t‘ia jepje këto para në dorë?
5. Sepse, nëse sapo ke njohur një vajzë, vlera e një dhurate apo dalja për darkë do të thotë se ajo do të mendojë se jeni të dashur, ndërkohë që ju nuk e keni aspak ndër mend një gjë të tillë, të paktën për momentin.
6. Sepse, fatkeqësisht do të jeni aq të zënë, sa nuk do të mund t‘ia hidhni dot sytë as shitëses, pasi ju duhet të blini kompletin e brendshëm në masën e duhur, modelin dhe ngjyrën që asaj i pëlqen.
7. Sepse ajo do ta kujtojë aq gjatë atë ditë, sa edhe në javën e fundit të shkurtit do të ndiheni shumë keq sa herë që do të ketë një pushim në bisedë.
8. Sepse, Krishtlindjet sapo kanë kaluar. Pse nuk mjafton vetëm një ditë në vit për të bërë dhurata?
9. Sepse vajzat e kanë shumë të vështirë të gjejnë dhuratën e duhur për meshkujt në këtë ditë.
10. Sepse nuk ka asgjë më të mërzitshme se sa vajza që ju keni zgjedhur për të qenë gruaja e jetës suaj të mos qeshë me kartolinën plot humor që ju i bëtë dhuratë. /shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Pesha nuk do të thotë gjithçka: Arbër Peci shpjegon se si të maturoni progresin e vërtetë në fitnes
A duhet të praktikohet seksi gjatë menstruacioneve?
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj