Sot është gjë e zakonshme të bëni dashuri me dikë, me të cilin nuk duhet të jeni në bashkëshortësi. Nuk po themi se kjo është gjë e keqe – nuk është – por edhe nëse nuk doni të keni marrëdhënie seksuale me personin, me të cilin nuk jeni të martuar, është e drejtë e juaj, dhe këtë të drejtë do të duhej ta respektoni.
Dikur ka ekzistuar presion i madh ndaj atyre që kanë pasur seks jashtë martesës, ngase është konsideruar si diçka e pamoralshme dhe e turpshme. Sot nuk është ashtu, kryesisht të gjithëve do t’ju duket normale që me partnerin apo partneren të bëni dashuri, posaçërisht nëse është në pyetje një lidhje më e gjatë, në fakt, që ka arritur deri në atë fazë të normales sa që, shumëkush do të çuditej nëse do të merrte vesh se ju nuk e dëshironi seksin para martesës.
Dhe përderisa kjo dëshirë ende respektohet deri-diku në rast se asnjëherë nuk keni qenë të kurorëzuar ose nuk keni pasur marrëdhënie intime, duke e pritur “natën e parë të martesës” – në raste të tjera mund të tingëllojë si e dalë mode – veçanërisht nëse veçmë keni qenë të martuar, apo keni pasur fëmijë, që është dëshmi e qartë se nuk jeni të virgjër.
Shumë njerëzve mund t’ju dukeni të çuditshëm, nëse pas shkurorëzimit apo humbjes së partneres/partnerit, në një mënyrë a tjerë, nuk dëshironi marrëdhënie jashtëmartesore seksuale, ndërsa nuk keni hequr dorë që të shiheni me partnerët potencial.
Çfarë të bëhet në një situatë të tillë? Nuk duhet t’iu nënshtroheni presioneve, por duhet të bëni pikërisht atë që ju doni. Nëse për ju është e rëndësishme që të mos keni marrëdhënie jashtë martesës, partnerët e tuaj potencial duhet të pranojnë këtë – asgjë të turpshme apo jonormale nuk kërkoni.
A do ndikojnë qëndrimet tuaja që partnerët t’ju largojnë? Disa prej tyre padyshim që do ta bëjnë këtë gjë, por me të tillë edhe ashtu nuk do të ishit përshtatur – ngase një person që nuk është në gjendje të respektojë vendimin tuaj, edhe ashtu nuk ia vlen. Por do të mund të ndodhë shumë lehtë që të befasoheni për të mirë, kur të zbuloni se, qasja juaj u pëlqen disave – pikërisht për faktin se nuk i nënshtroheni asaj që është në trend, por iu përmbaheni parimeve tuaja, edhe pse disa i konsiderojnë si të moçme.
Me fat, dhe mos lejoni që t’ju dekurajojnë ata të cilët nuk ia vlejnë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Pesha nuk do të thotë gjithçka: Arbër Peci shpjegon se si të maturoni progresin e vërtetë në fitnes
Bëhu “bishë” në shtrat!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj