LAJMI I FUNDIT:

Sa shpesh duhen larë çarçafët

Sa shpesh duhen larë çarçafët

Sa shpesh duhet t’i lani çarçafët? Sipas një sondazhi nga “Women’s Health”, shumica e njerëzve i lajnë peshqirët dhe çarçafët goxha shpesh — por ndoshta jo edhe aq shpesh sa do duhej.

“Sikurse edhe me rrobat tona, edhe çarçafët që i shfrytëzojmë rregullisht, në veçanti ata që prekin ushqimin apo lëkurën tonë, duhen larë më shpesh, ndërsa çarçafët që përdoren më rrallë, siç janë peshqirët dekorativë të duarve apo peshqirët sezonalë, mund të përdoren më gjatë”, ka thënë Maeve Richmond, themeluese dhe shefe e kompanisë për rregullimin e shtëpive “Maeve’s Method”.

Për sa i përket çarçafëve, rekomandohet që të lahen çdo herë në javë apo në dy javë.


“Çarçafët e shtratit të gjumit mund të jenë të nënshtruar ndaj disa llojeve të veshjeve dhe lëngjeve trupore, prandaj çështja se kur duhen larë ato është krejtësisht personale”, thotë Richmond, transmeton Koha.net. “Nëse aroma e çarçafëve të larë derisa shtriheni në shtrat ju bën të buzëqeshni, atëherë larja e çarçafëve çdo 1 apo 2 javë duhet të jetë standarde. Në anën tjetër, nëse aroma e çarçafëve që rrinë për një kohë të gjatë pa u larë është në stilin tuaj, atëherë zgjateni periudhën e larjeve”.

Por, nëse trupi juaj ka njolla, nëse dikush në shtëpinë tuaj është i sëmurë, nëse flini të zhveshur apo nëse flini pa bërë dush pas një dite të lodhshme pune, atëherë larja e çarçafëve duhet të jetë më e shpeshtë.

Edhe koha është një prej faktorëve. “Varësisht nga stili i jetës suaj, çarçafët i nënshtrohen rrobave dhe lëngjeve më të shumta trupore gjatë stinës së verës, pasi që djersijmë më shumë gjatë ditës në kohë të nxehtë dhe djersët transferohen shumë lehtë në peshqirë dhe çarçafë”, thekson Richmond. /Telegrafi/