LAJMI I FUNDIT:

Brekë të”zgjuara” që të mbrojnë modestinë e meshkujve në publik

Brekë të”zgjuara” që të mbrojnë modestinë e meshkujve në publik

Të gjithë meshkujt - posaçërisht kur kanë qenë adoleshentët - janë vënë në siklet, kur organi tyre gjenital, papritmas është ngritur.

Qoftë në market apo në ndonjë mbledhje të rëndësishme, ereksioni ndodhë të jetë i shpejtë dhe i pakontrolluar.

Në mënyrë që të fshihet turpërimi, nga një gjë që është fondamentale, janë krijuar brekët e “zgjuara”.


Këto brekë të quajtura “Bloxers”, kanë një shtresë pëlhure në njërën anë, në të cilën hyn penisi, po që se fillon të lëvizë dhe të rritet në volum.

Me këto brekë “bllokuese” parandalohet të vëreheni në publik edhe nëse jeni duke “pëlcitur” përbrenda.

Disenjatorët nga Shtetet e Bashkuara, i kanë testuar këto brekë tek meshkuj të moshave të ndryshme dhe kanë garantuar se ndalojnë çdo ekspozim të panevojshëm. /Telegrafi/