LAJMI I FUNDIT:

Agjensioni Lumpen, është vetëm për “model të pazakontë”

Agjensioni Lumpen, është vetëm për “model të pazakontë”

Kur mendoni për industrinë e modës, ju kujtohen femra të holla dhe meshkuj me trup të zhvilluar, apo jo?

E, pikërisht këtë nuk do ta gjeni, në agjensionin e modelëve Lumpen.

Sepse agjensioni me bazë në Moskë të Rusisë, është duke e sfiduar stereotipin e të bukurës dhe përzgjedhje e industrisë së modës.

Regjisorja e filmave, Avdotja Alexandrova e ka themeluar këtë agjensi, në mënyrë që t’i hapë rrugë njerëzve me pamje “të pazakontë”.


Nuk mund të thuhet se modelët tek Lumpen nuk janë të bukur, por se janë më ndryshe.

Në përzgjedhjen e agjensisë, ka një mishmash të femrave dhe meshkujve, që pozojnë para kamere, duke treguar më shumë me pamjen e tyre, se sa një trup sipër të cilit qëndrojnë rrobat. /Telegrafi/