LAJMI I FUNDIT:

Kapelat – trend i ri për të gjitha rastet

Kapelat – trend i ri për të gjitha rastet

Këto kapela janë aksesorë që e vënë në pah stilin, ndërkaq ju zgjidhni atë që më së shumti ju përshtatet!

Gjatë javëve botërore të modës, kur disenjatorët i krijojnë trendët e rinj për sezonin e ardhshëm, damat e famshme kanë paralajmëruar trendin të cilin këtë pranverë vështirë mund ta anashkaloni.

Mjafton vënia e një kapeleje elegante dhe me ngjyrat e duruara për t’u bërë të dukeni tejet trendi dhe të veçantë njëkohësisht, transmeton Telegrafi.

Këtë e dinë edhe yjet e njohura: Beyonce, Naomi Campbell, Victoria Beckham, Kim Kardashian, Charlize Theron, Gwen Stefani, Jessica Alba, Rita Ora, Christina Aguilera, Jennifer Aniston, Kate Moss, Reese Witherspoon, të cilat këtë stil e kanë shfaqur në mënyrën unike të tyre.


Ia vlen ta provoni edhe ju! /Telegrafi/ /Telegrafi/