LAJMI I FUNDIT:

Xhinset për formën tuaj të trupit

Xhinset për formën tuaj të trupit

Edhe pse ekzistojnë shumë lloje xhinsesh duhet të dini se çfarë ju shkon dhe përshtatet vërtet.

Trup në formë dardhe
Nëse edhe ju si Kim Kardashian, keni pjesën e poshtme të trupit më të gjerë se atë të sipërme, kërkoni për xhinse me bel të lartë dhe të ngushta pasi ato zgjasin këmbën.


Trup me tipare mashkullore
Nëse keni një trup me tipare mashkullore si Cara Delevingne, mund të vishni gati çdo model xhindesh. Mund të kërkoni një pamje më interesante me zinxhirë apo dekoracione tek zonat e xhepave.

Trup në formë molle
Nëse jeni më e gjerë në zonën e barkut si Lena Dunham, kërkoni për xhinse me ngjyrë të errët dhe me llastik në vend të zinxhirit apo kopsave, shkruan Anabel.

Këmbë të gjata
Femrat me këmbë të gjata si Karlie Kloss vuajnë për xhinse që t’u rrinë mirë edhe në zonën e mesit dhe ën fund të këmbëve. Zgjidhni xhinse me bel në lartësi normale ose të ulët për të treguar belin në lartësinë e duhur dhe këmbët e gjata. /Telegrafi/