LAJMI I FUNDIT:

Veshjet që duhet të evituar

Veshjet që duhet të evituar

Kush preferon fustanet, aksesorët dhe modën në përgjithësi, e di mirë se tendencat ndjekin rrugë të çuditshme dhe jo domosdoshmërish ajo që bëhet trendi, është edhe e bukur. Atëherë, cila është zgjidhja? E vetmja zgjidhje është t’i evitosh!

Xhinset shumë të grisura
Nuk bëhet fjalë për xhinse me ndonjë grisje të vogël, po për ato që u mungojnë një pjesë e konsiderueshme cope, në gjunjë ose dhe më keq në pjesën e kofshëve. Moda e xhinseve shumë të grisura ka mbaruar.

Bluzat shumë të shkurtra
Bluzat e shkurtra me mëngë të gjata, të gjera, në të dyja rastet nuk janë më elegante. Tashmë ka ardhur momenti ta fusni në dollap dhe mundohuni ta mbani sa më gjatë të jetë e mundur.

Stili i viteve ‘90
Duket e çuditshme, sepse para pak kohësh flitej që tendencat e viteve ’90 janë rikthyer, megjithatë është mirë të mos e harrosh se moda e atyre viteve nuk është aq e bukur sa për ta risjellë në një moment të tillë. Nuk është koha e duhur.


Aksesorët me lule
Shumë prej nesh i kanë mbajtur si suvenir nga një udhëtim dhe disa të tjera kanë pasur guximin për t’i vënë kur janë kthyer në qytet. Por aksesorët me lule nuk janë më të bukur, aspak shik dhe meritojnë të qëndrojnë në dollapin tuaj këtë vit.

Palltot mantel
Këto lloj palltosh nuk vishen më këtë sezon të ri. Mbase disa po, në veçanti, por pjesa më e madhe duken si robdeshambër dhe disa të tjera janë të mrekullueshme, por me kalimin e kohës është vënë re që përdorimi i tyre ka humbur. /Telegrafi/