Disa truke të kësaj tregtie, e cila tashmë ka pushtuar të gjitha dyqanet në mbarë botën e modës.
Vintage është aktiviteti më i rregullt dhe më i praktikuar për momentin. Dyqanet e qendrave më të mëdha të modës në botë, janë super të mbushura me klientë që kërkojnë artikuj vintage.
Disa njerëz thonë se duhet të shkosh në një dyqan vintage me një ide të veçantë për atë që kërkon, por kjo nuk ndodh gjithmonë, sepse para syve mund të gjesh artikuj të tjerë dhe shumë më të mirë. Megjithatë, disa “rregulla” për të qenë vintage ekzistojnë, gjithsesi.
Mos e bli diçka vintage, nëse nuk të përshtatet
Është rregulli i parë dhe kryesori. Në qoftë se një veshje është shumë e madhe, ti mund ta bësh më të vogël (por mund t’ia humbasësh linjën, duke ia humbur kështu edhe bukurinë). Nëse është një veshje e vogël, edhe mund të griset, kështu që thjesht mos e bli.
Fillo me gjëra të vogla
Nëse je ende e re në blerjen e veshjeve vintage, mund të fillosh nga gjërat më të vogla si p.sh aksesorët. Pra, të gjesh diçka që u bën jehonë trendeve aktuale. Fillo me një shall të viteve ’60 apo një kapelë të viteve ‘70.
Kujdes me sugjerimet
Ji e kujdesshme ndaj këshillave të miqve, që tashmë janë mësuar me blerjet vintage. Përveç të tjerave, kësaj lloj blerje është edhe një lloj argëtimi, që në fund e paguan portofoli yt. Pra, nëse dikujt i duket e madhe apo e vogël një veshje, mos harro se ke një këshilluese reale – pasqyrën.
Mos harro vlerën
Ndodh shpesh në dyqane të të thonë: “Cili është çmimi më i mirë për ty?”, kur shohin që nuk je e sigurt për të blerë. Nëse të pyesin: “A do ta marrësh me kaq para?”, ndoshta ndihesh e detyruar të bësh pazar. Por duhet të marrësh informacion paraprak për vlerën reale të produktit.
Bëhu pak djalë
Mos e injoro pjesën e djemve! Mjafton një detaj i vogël, si disa numra më të mëdhenj apo disa butona në xhinse apo xhaketë, shkruan revistaclass. Megjithatë, sigurohu që të gjesh cilësinë më të mirë të veshjeve vintage, të prezantuara nga dizajnerët e modës. Ok, mund të jetë vintage, por, mbi të gjitha, brenda veshjes duhet të ndihesh unike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPesë shenja që tregojnë se nuk po i lani flokët mjaftueshëm
Ja si të vishni një këmishë dhe bluzë për t'u dukur ndryshe çdo herë
Ky truk ju mëson si ta ngrini lart vetullën vetëm me një 'masazh' të vogël me gisht!
Rregullat esenciale si të dukeni në një ceremoni martesore
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Camila Cabello nuk i rezistoi dot trendit të prerjes së flokëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp