Ndoshta mund t’ju duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Këpucët me taka, fillimisht, kanë qenë aksesori kryesor i meshkujve. Burrat ishin të parët që veshën këpucë me taka, menjëherë pasi ato u shpikën.
Historia e këpucëve me taka i ka fillimet e veta në fund të vitit 1599, kur një grup diplomatësh persianë vizituan Evropën për të rekrutuar aleatë në ndihmë të ushtrisë persiane për të mposhtur Perandorinë Osmane. Kultura persiane në atë kohë kishte në stilin e kalorësve këpucët me taka, të cilat u pritën me entuziazëm nga aristokracia e Evropës Perëndimore. Një burrë me taka të larta konsiderohej si njeri i fuqishëm, i përkiste një klase të lartë të shoqërisë ose ishte ushtarak. Burrat filluan të mbanin këpucë me taka për të treguar pushtetin, por takat e larta ishin gjithashtu efikase edhe për të hipur mbi kalë, sepse e mbronin këmbën nga rrëshqitja. Kur ushtari hipte në kalë, thembra e ndihmonte atë për të siguruar qëndrimin, edhe kur ai matej për të siguruar harkun dhe shigjetën.Takë e lartë – njeri i pasur
Ky ishte motivi që më vonë do të identifikohej ngushtë me Mbretin e Francës, Luigji XIV, në kohën e të cilit këpucët me taka u bënë simbol për njerëzit shtatshkurtër.
Luigji, një udhëheqës i fuqishëm, nuk ishte shumë shtatlartë (vetëm 1.62 m), pak nën mesatare për kohën e tij (1.65 m). Një mbreti të ishte pak më i shkurtër se mesatarja, nuk ia kënaqte shumë egon, kështu që ai mori masa për t’u dukur më shtatlartë. Propozoi për të pasurit një takë të kuqe në të gjitha këpucët e tij dhe urdhëroi që vetëm anëtarë të klasës së lartë të shoqërisë mund të vishnin këpucë me taka të kuqe.
Siç ndodh zakonisht, moda e klasës së lartë fillon e zbret dalëngadalë edhe në shtresat më të ulëta. Kështu ndodhi edhe me takat e larta, kur shtresat e ulëta filluan t’i përdornin në masë këpucët me taka. Elita filloi të përgjigjej duke i bërë takat edhe më të larta, por edhe më të shtrenjta e me cilësi më të mirë.
E bukur, provokuese dhe seksi – taka e lartë e ka emrin femër
Megjithatë, shkruan revistaclass, një nga arsyet pse meshkujt hoqën dorë nga përdorimi i takave të larta është që ato nuk ishin praktike, ndonëse klasat e larta kanë përdorur gjithmonë veshje jopraktike, të pakëndshme dhe shumë luksoze, për të treguar gjithmonë statusin e tyre të lartë.
Takat e larta filluan të shihen si këpucë erotike, që nga koha kur filluan të vishen dendur nga femrat, në fund të shekullit XIX – modelet nudo nëpër kartolinat dhe fotografitë franceze, shpeshherë ishin të veshura me taka të larta.
Përdorimi i takave nga gratë është një mënyrë e tërheqjes së vëmendjes së burrave. Kjo ishte dhe arsyeja kryesore pse meshkujt hoqën dorë nga përdorimi i tyre.
Gratë janë parë si qenie emocionale, sentimentale dhe erotike. Në aspektin e modës, taka ecën paralel me siluetën femërore.
Më tej, takat e larta janë parë te burrat si shfaqje qesharake dhe si femër, derisa në vitin 1740 burrat hoqën dorë përfundimisht nga veshja e tyre.
Pothuaj për 50 vjet, takat u zhdukën nga këmbët e burrave, derisa në mes të shekullit XIX, filluan të krijonin një imazh të ri për modelët meshkuj.
Megjithatë, epoka e burrave që ecin në majë të gishtave duket se ka mbaruar. A mund të mendoni dot këmbët e tyre leshatore hipur mbi taka 12 cm, me këpucë me shkëlqim e ngjyra të ndezura? Absolutisht! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJa si të vishni një këmishë dhe bluzë për t'u dukur ndryshe çdo herë
Pesë shenja që tregojnë se nuk po i lani flokët mjaftueshëm
Si të pranoni realitetin dhe të thjeshtoni jetën
Burim infeksioni? Si të veproni nëse keni puçrra në zonën intime
Vishni gjithmonë këto nuanca për t'u dukur më e re
Si të vishni trendin e xhinseve “jazzy” që do të dominojë vjeshtën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp