LAJMI I FUNDIT:

Si vishen yjet në premiera dhe evenimente

Si vishen yjet në premiera dhe evenimente

Jennifer Aniston, Jennifer Lopez, Heidi Klum, Mel B... Në galerinë mëposhtme do të shikoni se si koleksionet pasqyrohen në stilin e tyre.

Yjet në ngjarje të ndryshme vendosin të veshin rrobat e stilistëve në koleksionet e ndryshme që ato promovojnë.

Jennifer Aniston
Jennifer Aniston kishte zgjedhur një fustan të shkurtër me shkëlqim metalik Saint Laurent, në premierën e filmit të saj të ri, Life of Crime.

Jennifer Lopez
45 vjeçarja me nota maskullore për audicionet e American Idol në New Orleans.


Zoe Saldana
Zoe dhe bashkëshorti i saj, artisti Marco Perego ishin të ftuar në premierën e filmit spanjoll Cantinflas, në Chinese Theater, në Hollywood.

Cheryl Fernandez Versini
Këngëtarja e sapomartuar zgjodhi një fustan të zi me jakë të bardhë në festën e nisjes së X Factor në Britani. Fustani mban firmën e stilistit Jason Wu.

Mel B e Spice Girls
Mel B zgjodhi një kostum me pantallona e bluzë të shkurtër në një episod të America’s Got Talent, program në të cilin ajo është pjesë e jurisë.

Heidi Klum
Supermodelja gjermane zgjodhi një fustan të shkurtër e të ngushtë me shkëlqim metalik për America’s Got Talent, nga Talbot Runhof. /Telegrafi/