LAJMI I FUNDIT:

Dita Von Teese me veshje intime për nënat e reja

Dita Von Teese me veshje intime për nënat e reja

Është Dita Von Teese që ka dizanjuar një linjë të brendshmesh për nënat e reja që ato të duken po aq seksi sa kur ende ishin beqare e mund të joshnin lirisht partnerët e tyre.

Ikona seksi, 41-vjeçarja e cila dikur ka qenë e martuar me Marilyn Manson sapo ka publikuar linjën e saj të re ‘Destination Maternity’ për të mundur të jetë pranë edhe kësaj kategorie e cila me gjasë vuan jo pak, në kërkim të dukjes seksuale ndërsa janë në momente krize kur në pyetje janë format e tyre të rrumbullakosura.

Vajza e Berlesque, ka bashkëpunuar me Destination Maternity për të krijuar koleksionin e limituar Von Follies nga Von Teese, me anë të së cilit ajo dëshiron të nxjerrë në pah sensualitetin të nënave të reja.

"Të brendshmet elegante janë mënyra më e thjeshtë për të krijuar çdo ditë momente luksi dhe bukurie. Kush tha që një nënë e re nuk duhet të shijojë të brendshme të bukur?" tha Dita.


Secila nga veshjet e koleksionit është krijuar jo vetëm që të duket bukur, por edhe që të jetë funksionale, gjithmonë duke patur parasysh nevojat e nënave të reja. Sutjenët, me ose pa tel, bëjnë lehtësisht të mundur ushqimin me gji të bebeve, ndërsa mbathjet kanë një panel të fshehur. /Telegrafi/