LAJMI I FUNDIT:

Yjeve më me stil dhe sharmë

Yjeve më me stil dhe sharmë

A ju besohet qe viti 2012 tashmë ka mbaruar? Po, duam apo s’duam ne, ky vit tanimë i përket historisë, dhe për të po bëhen një sërë klasifikimesh, njëri prej të cilëve u referohet 5 yjeve të skenës që kanë treguar më tepër stil dhe sharmë në veshjet e tyre dhe modelet e flokëve.

Padyshim një renditje e tillë është e vështirë për t’u bërë dhe mund të bjerë në kontradikta, por ne jemi plotësisht në një mendje me renditjen e bërë nga “The style and Beauty Doctor” dhe “Motion Hair”.Ciara: Shkëlqen me veshjet e saj nga skena e deri në rrugët e qytetit, duke të lënë gjithnjë përshtypjen e një shijeje të rafinuar. Edhe flokët e saj kanë qenë gjithnjë të kuruar mirë.

Solange: Duket gjithnjë në modë, të gjitha përzgjedhjet janë të kombinuara deri në detaje dhe është një nga ato femra të cilave ke dëshirë t’u grabisësh gardërobën.

Kerry Washington: Ajo është e përsosur në çdo përzgjedhje, nga gardëroba deri te make up-i. Të jep përshtypjen e një zonje të vërtetë.


Miranda Kerr: E si mund t’i mungonte këtij klasifikimi modelja e Victoria’s Secret? Stili për të nuk kufizohet vetëm në pasarelë apo ne shesh xhirim.

Kelly Rowland: Lëkura e saj e përkryer, ngjyrat që vesh dhe kombinimi i tyre, mënyra se si ajo stilon flokët, këto e shumë të tjera detaje e bëjnë një yll me stil.
/Telegrafi/