LAJMI I FUNDIT:

Larmi ngjyrash vjeshtore nga “United Colours of Benetton”

Larmi ngjyrash vjeshtore nga “United Colours of Benetton”

Ky koleksion ju ofron një larmi ngjyrash të kombinuara bukur në dizajnet e realizuara të cilat do t’ju dhurojnë një pamje të mrekullueshme.

Koleksioni më i ri “United Colours of Benetton” ka përvetësuar gjuhën e rrobaqepësisë klasike, britanike, stil dhe krijime të cilat kanë krijuar një linjë shumë të veçantë.

Pa harruar motivin kryesor të kësaj linjë, materiali me të cilin janë punuar veshjet është më i miri, një copë e cila do t’ju mbajë shumë ngrohtë.

Ne ju ftojmë të shikoni setin fotografik të këtij koleksioni, në të cilin ka paraqitur një kaleidoskop me copa të bukura. /Telegrafi/