LAJMI I FUNDIT:

“Diesel”, tërheqë vëmendjen me xhinset e reja

“Diesel”, tërheqë vëmendjen me xhinset e reja

“Diesel” për sezonin e ri të vjeshtës ka përgatitur një koleksion të ri xhinsesh që do të tërheqë vëmendjen tuaj në maksimum.

Një nga markat që ju siguron arritjen e suksesit me veshjet e saj, Diesel ka sjellë në botën e modës një koleksion të mrekullueshëm, fokusuar në linjën e xhinseve. Kjo, sepse xhinset janë bërë të domosdoshme për ato të cilët dëshirojnë që veshjen e tyre ta përshtatin me rehatinë, thjeshtësinë, sportiven si dhe ju ofron shumë mundësi për të ndryshuar pak stilin tuaj.

Për sezonin e vjeshtës kjo markë thekson nevojën për rroba të një cilësie të lartë, të frymëzuara për të bërë një femër përfekte dhe me vetëbesim.

Xhinset të kombinuara me triko, bluza dhe aksesorë si çizme, sandale, shalle, rripa do t’ju japin pamjen e dëshiruar gjithmonë duke bërë kombinimin e ngjyrave. /Telegrafi/