LAJMI I FUNDIT:

Marchesa Resort prezanton koleksionin më të ri

Marchesa Resort prezanton koleksionin më të ri

Nëse po kërkoni rroba të mrekullueshme për gardërobën për të theksuar më shumë elegancën tuaj, atëherë shikoni koleksionin më të fundit të Marchesa Resort.

Dizenjuesit e kësaj marke, si Georgina Champan dhe Keren Craig, janë të njohur për veshjet e tyre magjepsëse. Veçantia e kësaj marke është stili luksoz, veshjet klasike dhe fustanet e gjatë. Materiali i përdorur si pëlhurat dhe copat e qëndisura, do t’ju japin një pamje magjike.

Fustanet klasikë do t’ju bëjnë të dukeni si një divë e vërtetë, e cila është duke ecur mbi tapetin e kuq dhe nuk ka aspak turp të tregojë format dhe bukurinë e saj.

Shumëllojshmëria dhe detaje të veçanta e bëjnë këtë markë të spikasë që në fillim me fustane shumë ngjyrëshe, njëngjyrësh, të punuara me rrjetë dhe pupla teksa gjatësia e tyre shkon deri mbi gju dhe ato klasikët janë të gjatë deri në fund të këmbëve.


Këto fustane duhen kombinuar me aksesorët e duhur, sandale ose këpucët e përshtatshme, si dhe me një çantë të zgjedhur me finesë.