LAJMI I FUNDIT:

Çanta me e shtrenjte në botë

Çanta me e shtrenjte në botë

Është një çantë për një mijë e një netë. Hyrja e saj zyrtare në rekordet Guinness të kësaj kategorie ia ka siguruar çmimi marramendës prej 3.8 milion dollarësh.

Quhet “1001 Nights Diamond Purse”, në homazh të përrallës orientale, e krijuar nga Mainson Mouawad, është kufiri i fundit i luksit.

E krijuar me ar 18 karat, çanta e çmuar është e veshur nga 4517 brilant (105 ngjyre te verdhe, 56 ngjyre roze, dhe 4356 te bardhe), për një totali prej 381,92 karat. për të realizuar këtë pochette të çmuar në forme zemre, u deshën 4 muaj, 8800 ore punë dhe kontributi i 10 artizanaleve.

“Ashtu si historitë e Sherazad, që tërhoqën lexuesit me historitë e saj, në të njëjtën mënyrë, çanta prej një mijë e një natës nga Mouawad u dizenjua për të mahnitur me bukurinë e saj e cila i dedikohet mijërave diamanteve”, shpjegon Pascal Mouawad. /Telegrafi/