LAJMI I FUNDIT:

“Prada” me veshje të pazakonta

“Prada” me veshje të pazakonta

Përveç ngjyrave ekstreme që janë përzierje e materialeve të shtrenjta dhe veshjeve që duket disa numra më të mëdhenj, ky koleksion është njëri nga ata që do ta diktojnë pamjen për këtë pranverë.

Pak pritej që “Prada” për koleksionin pranverë-verë viti 2010 të prezantojë modele veshjesh për çfarëdo rasti, me linjat horizontale që do ta bëjnë çdo grua të duket e trashë edhe modelet e dobëta të duken më të mbushura dhe të hijshme.

Përveç ngjyrave ekstreme që janë përzierje e materialeve të shtrenjta dhe veshjeve që duket disa numra më të mëdhenj, ky koleksion shikohet me sy tjetër. Është diçka e pazakontë, e freskët, e re, përzierje e kulturave e kështu me radhë.

Megjithatë, ky koleksion është njëri nga ata që do ta diktojnë pamjen për këtë pranverë. /Telegrafi/