LAJMI I FUNDIT:

Victoria: Jam dizajnere më e mirë, sesa këngëtare

Victoria: Jam dizajnere më e mirë, sesa këngëtare

Një nga revistat e modës më me ndikim në botë, Vogue, edicioni anglez, në botimin e radhës, më shkurt 2011, në ballinën e saj sjell kreatoren Victoria Beckham.

Tashmë ish-ylli i “Spice Girls” e shndërruar në dizajnere, është paraqitur në ballinat e edicioneve ruse, gjermane, indiane, turke të Vogue, ndërsa tani botimi anglez e sjell në ballinë në muajin shkurt.

Ikona e pasur të modës, ish-Posh, e fotografuar nga Alasdair McLellan dhe me kracione të Stelle McCartney, në edicionin e ri flet për martesën e përkryer, kafshët shtëpiake, kirurgjinë plastike dhe, natyrisht, modën.

“Si 18-vjeçe, isha pjesëtare e grupit Spice Girls, por siç e dini – nuk kam qenë këngëtarja më ë mirë. Mirëpo, moda është diçka tjetër. Këtë di ta bëjë dhe me të vërtetë, kënaqem”, ka deklaruar Victoria. /Telegrafi/