LAJMI I FUNDIT:

Norvegjia ka ndaluar veshjet prej gëzofi në “Oslo Fashion Week”

Norvegjia ka ndaluar veshjet prej gëzofi në “Oslo Fashion Week”

Norvegjia, zyrtarisht ka ndaluar prezantimin e veshjeve prej gëzofi dhe aksesorëve shtesë që është dashur të prezantohen në muajin shkurt 2011 në “Oslo Fashion Week”.

Norvegjia u bë vendi i parë në botë që zyrtarisht ka ndaluar veshjet nga gëzofi në revytë e modës. Norvegjezët nuk do të lejojë prezantimin e këtyre veshjeve në ngjarjen kryesore të modës, “Oslo Fashion Week”, e cila do të mbahet nga 14-20 shkurt 2011.

Ndoshta kjo ishte pritur që gëzofi të dëbohet për arsye praktike së pari në një vend të veriut të ftohtë, atje ku ai është përdorur me shekuj me radhë.


Në mesin e të parëve që mbështetën këtë veprim, është edhe dizajnerja e njohur e edicionit norvegjez të magazinës Elle. /Telegrafi/