LAJMI I FUNDIT:

Veshjet për meshkuj – Iceberg

Veshjet për meshkuj – Iceberg

Shtëpitë e modës, Prada dhe D&G, me koleksionet e tyre për sezoni vjeshtë/dimër 2010, treguan që në prezantimet e tyre të rregullta në Milano, Paris, Londër, New York, Tokio, janë sinonim i modës elitare. Megjithatë, e njëjta mund të thuhet edhe për Iceberg.

Shtëpia e modës që po tenton të hyjë në listën e brendeve me kualitetet të lartë, Iceberg, këtë vit, ka hyrë në zemrën e vlerësuesve të modës me stilin klasik.

Pantallonat kadife, ngjyrat e pashmangshmeve – ulliri dhe gri, pantallonat nga leshi, shallet e leshta e të trasha, por edhe luksoze, variacionet e xhaketave të pilotëve… janë elemente klasike të cilat Iceberg i paraqiti në koleksionin e tij të ri për sezonin vjeshtë/dimër 2010. T’ua themi të vërtetën neve na pëlqyen. Po juve? /Telegrafi/