LAJMI I FUNDIT:

Trendi veror i kapelave

Trendi veror i kapelave

Syzet dhe kapelat janë të domosdoshme në kohë të nxehtë, sidomos nëse qëndroni në plazhe bregdeti.

Një nga detajet më të rëndësishme gjatë kësaj vere, janë edhe kapelat. Madje edhe kur nuk jeni ‘në element’, me kapelën verore, qoftë kjo kasketë qoftë shami, do të dukeni bukur si dhe do të mbroni kokën dhe sytë.

Ngjyrë bezhë të theksuar, e madhe për ta mbrojtur mirë kokën tuaj, e lehtë dhe ju dhuron një look të sofistikuar e të veçantë. Kjo është kapela që pushton modën e kësaj vere në plazh ose vende të tjera turistike. Ajo është e këshillueshme të shoqërohet me një palë syze dielli të mëdha e të zeza.

Kapela prej kashte e njohur ndryshe si "panama" do t"ju mbronte më mirë nga rrezet e forta të këtij dielli përvëlues. /Telegrafi/