LAJMI I FUNDIT:

Telefonat në Android One bëhen me Android 6.0.1

Telefonat në Android One bëhen me Android 6.0.1

Me sa duket Google ka lëshuar përditësimin e saj të parë që nga lansimi i Android Marshmallow, dhe të njëjtin e ka vënë në dispozicion për pajisjet mobile të linjës së saj Android One.

Përditësimet në Android vijnë në formën e Android 6.0.1 Marshmallow, dhe disa përdorues që kanë pajisjet e linjës Android One kanë thënë se e kanë marrë këtë version të ri të softuerit të Google.

Android 6.0.1 sjell përmirësime të performancës si dhe eliminon disa nga lëshimet e mëparshme, edhe pse nuk dihet saktë se cila është lista e risivë që ofron ky version i ri i Android.

Versioni i ri i Android ka arritur në Cherry Mobile G1, pajisjen që bazohet në Android One. (Telegrafi)