LAJMI I FUNDIT:

Google sjell butonin ‘Undo Send’ në Gmail

Google sjell butonin ‘Undo Send’ në Gmail

Ishte i shumëpritur momenti kur Google më në fund do të sillte një buton ‘Undo’ për tërheqjen e dërgesës së mesazheve në postën eletronike Gmail. Lajmi i mirë është se ky opsion i ri sapo i është shtuar shërbimit Gmail pas vitesh të tëra qëndrimi në laboratorët e Google.

Deri më sot nuk ka qënë e mundur korigjimi apo ndërprerja e një emaili të dërguar gabimisht në Gmail.

Por realisht butoni ‘Undo Send’ nisi si një veçori eksperimentale në vitin 2009. Në këtë moment ‘Undo Send’ mund të bënte mosdërgimin e mesazhit nëse ju e klikonit atë në 5 sekondat e para të dërgimit të tij. Nuk u desh shumë kohë që ky opsion të njihej nga të gjithë dhe përdoruesit ta kërkonin atë.
Funksionon kështu: direkt pas momentin që ju keni klikuar mbi Send në një email, në krye të faqes do të shfaqet një tjetër buton që lexon Undo Send, ju mund ta klikoni atë për të rikthyer veprimin tuaj. Nëse ju klikoni dicka tjetër në faqe atëherë butoni Undo Send do të zhduket dhe ju nuk mund ta përdorni më atë ndaj kini kujdes.
Për ata që duan ta përdorin një vecori të shtuar së fundmi nga Gmail mund ta aktivizojnë atë në Settings > General. Aty mund të zgjidhni dhe periudhën e kohës gjatë së cilës ju do të jeni të aftë të riktheni veprimin tuaj duke filluar që nga 5 sekonda deri në 30. Pra tani ju mund të zgjidhni të mos dërgoni atë emailin që dërguat gabimisht, shpresojm ta kuptoni në kohë.