LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet aplikacioni që zbulonte fotografitë private nudo të femrave

Ndalohet aplikacioni që zbulonte fotografitë private nudo të femrave

Dy burra janë arrestuar për zhvillimin e aplikacionit mobil që nxjerrte fotot lakuriq të femrave nga telefonat e tyre mobil.

Aplikacioni shqetësues ishte gjoja gjendje të depërtojë në llogaritë private të fotografive dhe të merrte në mënyrë të paautorizuar të gjitha fotografitë që përmbajnë lëkurën e zhveshur.

Thyerja e quajtur "fusking ‘ depërtonte thellë në albumet e fotografive të femrave që nuk dyshonin aspak për vjedhjet e fotografive, duke u vjedhur atyre shumicën prej fotografive seksi që ato i kishin në pajisjet e tyre mobile.

Dyshja që krijoi aplikacionin tronditës tani po përballet me një dënim të gjatë me burg dhe një gjobë të mundshme me para.
Brandon Bourret, 39, nga Kolorado dhe Athanasios Andrianakis, 26 vjeç, nga Sunnyvale në Kaliforni, u arrestuan javën e kaluar, pasi me sa duket ua kishin shitur aplikacionin e tyre një numri të konsiderueshëm të përdoruesve të tjerë.


Aplikacioni, i quajtur ‘Photofucket’, përdor një mashtrim që anashkalon sigurinë e pajisjes dhe lejon qasje të menjëhershme në fotografitë private të mbajtura në serverat cloud.

Policia dyshon se krijuesit e aplikacionit deri më tani kanë arritur që të marrin me qindra fotografi dhe video me lakuriqësi nga femrat. (Telegrafi)