LAJMI I FUNDIT:

Sony Xperia Z me Android 5.1 në gusht

Sony Xperia Z me Android 5.1 në gusht

Sony tashmë e ka lëshuar Android 5.0 Lollipop për një numër të telefonave të linjës Sony Xperia Z, dhe tani ajo duket se ka disa detaje mbi përditësimin e këtyre pajisjeve mobile në Android 5.1.

Sipas operatorit mobil australian Telstra, i cili i ka renditur një numër të telefonave të linjës Xperia Z, këto pajisje mobile që do të bëhen me Android 5.1 Lollipop së shpejti.

Në fakt, sipas radhitjes së operatorit thuhet se këto përditësime do të arrijnë në muajin gusht.

Modelet e telefonave që do ta marrin versionin e ri të sistemit operativ Android përfshijnë Sony Xperia Z, Xperia Z1 dhe Sony Xperia Z1 Compact.


Ka shumë kuptim që përditësimi i Android 5.1 Lollipop të arrijë tek telefonat e Sony në gusht, sepse një numër i modeleve të telefonave të kompanisë tashmë janë pajisur me Android 5.0. (Telegrafi)