LAJMI I FUNDIT:

Facebook Messenger vjen edhe në desktop

Facebook Messenger vjen edhe në desktop

Rrjeti social Facebook ka njoftuar dje se do ta lëshojë versionin e Messenger për desktop dhe shfletuesit e internetit, për ta bërë më të lehtë komunikimin me miqtë dhe të afërmit, pa u lodhur dhe u penguar në këtë proces nga pajisjet mobile.

Natyrisht se për tu qasur në shërbim ju duhet një llogari por shërbimi do të jetë i ndarë nga faqja kryesore e rrjetit social.

Facebook Messenger për desktop duket njëjtë sikurse aplikacioni mobil, vetëm se është më i madh, por në këtë version mund ta merrni njoftime dhe t’i heshtni bisedat brenda shërbimit.

Brenda këtij versioni të shërbimit ju mund edhe të dërgoni ngjitësa, fotografi dhe emoji. (Telegrafi)