LAJMI I FUNDIT:

Apple e lëshon versionin e ri të iOS, 8.3 beta 4

Apple e lëshon versionin e ri të iOS, 8.3 beta 4

Apple e ka lëshuar versionin e ri iOS 8.3 beta 4 për zhvilluesit, dhe për momentin softueri i ri i Apple është në dispozicion si beta publike për njerëzit që janë regjistruar në programin testues të kompanisë.

Ky ështe versioni i dytë publik beta i iOS që Apple e ka lëshuar edhe për jo-zhvilluesit, ndërsa i njëjti version pritet të lëshohet për të gjithë brenda muajve të ardhshëm.

Versioni më i ri i platformës mobile të Apple, përkatësisht iOS 8.3 Beta 4 sjell një numër të madh të përmirësimeve, ndërsa në ndërkohë Apple e ka lëshuar edhe Xcode 6.3 beta për zhvilluesit.

Së fundmi është thënë se në versionin e ri të iOS 8.3 do të shtohet edhe një funksion i ri: mundësia e shkarkimit të aplikacioneve falas për iPhone dhe iPad pa pasur nevoje të shkruhet fjalëkalimi sa herë që bëhet shkarkimi i një aplikacioni. (Telegrafi)