LAJMI I FUNDIT:

Apple përgatitet për debutimin me online TV

Apple përgatitet për debutimin me online TV

Sipas gazetës The Wall Street Journal, Apple është duke e planfikuar një shërbim të ri të TV streaming të cilin do ta lansojë më vonë gjatë këtij viti.

Siç thuhet, Apple është në bisedime me një numër transmetuesish, duke përfshirë edhe rrjetet e mëdha sikurse ABC, CBS dhe Fox për të krijuar një shërbim me së paku 25 kanale televizive, për të cilat përdoruesit duhet të paguajnë prej 30 deri në 40 dollarë për muaj.

Shërbimi do të punojë në të gjitha pajisjet e mbështetura nga iOS, duke përfshirë iPhone, iPad dhe Apple TV.

Dhe nuk është se Apple nuk është duke punuar tashmë në këtë drejtim; pasi që më parë kompania amerikane njoftoi se HBO Now tani do të jetë ekskluzive në Apple TV. Rivalët e saj në treg sikurse Sling TV, tashmë ofrojnë alternativa për abonimet kabllore.


Raporti thotë se shërbimi është planifikuar të fillojë në vjeshtën e këtij viti, që i bie në kohë të përshtatshme sepse kjo është periudha kur Apple tradicionalisht mban ngjarjet e saj për modelin e ri të iPhone. (Telegrafi)