LAJMI I FUNDIT:

Chrome 40, versioni më i ri i shfletuesit për Android

Chrome 40, versioni më i ri i shfletuesit për Android

Google ka filluar ta lëshojë versionin e ri të shfletuesit të saj Chrome për Android. Përditësimi i ri i Chrome i sjell përmes versionit 40, ofron ndryshime të mëdha që vijnë në formë të një faqeje të re dhe cilësimeve të përmbajtjes në ndërfaqe.

Ndaras prej kësaj, Chrome 40 për Android (40.0.2214.89, saktësisht) ka sjell edhe disa përmirësime në lëshimet që janë vërejtur në të kaluarën.

Me fjalë të tjera, ky është një përditësim i jashtëzakonshëm i shfletuesit. Aktualisht, Chrome 40 është në dispozicion për shkarkim nga Google Play Store. (Telegrafi)