LAJMI I FUNDIT:

Alcatel Onetouch mendon për rikthimin e Palm

Alcatel Onetouch mendon për rikthimin e Palm

Ka kaluar shumë kohë prejse në mediat e ndryshme është përmendur Palm si markë në botën e teknologjisë, por tani thuhet se ka gjasa reale që për Palm të flitet më shpesh në të ardhmen, nëse ajo që po thuhet do të ndodhë me të vërtetë.

Kjo pasi që nga të gjitha paraqitjet duket se Alcatel Onetouch e ka blerë markën Palm dhe të gjitha të drejtat tjera nga HP.

Para disa vitesh, HP e kishte shitur edhe platformën e saj webOS, të cilën e ka dhënë si burim të hapur, ndërsa asetet e saj për zhvillim të platformës ia ka shitur kompanisë LG, e cila tani ka plane ambicioze për integrimin e saj në televizorët e mençur.
Është e vështirë të thuhet se çfarë saktësisht Alcatel Onetouch mund të bëjë me markën tregtare të Palm.

Por çdo gjë është e mundshme dhe duhet pritur – që nga mbrojtja e markës e deri tek ridizajnimi i saj nën ombrellën e Palm. (Telegrafi)