LAJMI I FUNDIT:

Google i largon aplikacionet e Pirate Bay nga Play Store

Google i largon aplikacionet e Pirate Bay nga Play Store

Google filloi t’i largojë aplikacionet mobile që janë të bazuara në shërbimet e ofruara nga The Pirate Bay, në një përpjekje për të frenuar piraterinë.

Google u ka dërguar një email njoftues zhvilluesve të aplikacioneve dhe shërbimeve sikurse The Pirate Bay Proxy, The Pirate Bay Mirror, PirateApp, dhe The Pirate Bay Premium, në të cilin u ka thënë se aplikacionet e tyre janë larguar nga Google Play Store sepse përbëjnë shkelje të politikës së përmbajtjes së kompanisë.

Këto aplikacione janë përshkruar si opsione për të siguruar qasje në versionin e optimizuar për mobil në shërbimet e The Pirate Bay, dhe disa shërbenin si zëvendësim dhe mundësi për tu shmangur nga bllokimet e mundshme nga ofruesit e shërbimeve lokale.

Google thotë se këto aplikacione janë në kundërshtim me dispozitën e pronës intelektuale dhe në kundërshtim me politikat e saj të përmbajtjes. (Telegrafi)