LAJMI I FUNDIT:

Android 5.0 vjen Galaxy Note 3, Note 4, S4 dhe S5 në fillim të 2015

Android 5.0 vjen Galaxy Note 3, Note 4, S4 dhe S5 në fillim të 2015

Nëse jeni pronar të ndonjërit nga telefonat apo fabletët e Samsung dhe jeni duke e pritur versionin e ri të Android, atë 5.0 Lollipop, atëherë duhet ta dini se përditësimi i këtij versioni do të vijë në pajisjet tuaja në fillim të vitit të ardhshëm.

Samsung Galaxy Note 3, Note 4, Galaxy S4 dhe Galaxy S5 (versioni me LTE), pritet të përditësohen me Android 5.0 Lollipop në fillim të vitit 2015.

Të paktën kështu është thënë nga reporterët e Reuters në Seul. Për momentin, nuk janë dhënë detaje tjera lidhur me lajmin, mirëpo me sa duket strategjia është që fillimisht të përditësohen pajisjet e reja të Samsung, e më pas të vijnë në shprehje edhe modelet më të vjetra të telefonave të Samsung. (Telegrafi)