LAJMI I FUNDIT:

Apple iOS 8 Beta 4 vjen javën e ardhshme?

Apple iOS 8 Beta 4 vjen javën e ardhshme?

Apple po bëhet gati ta lansojë versionin e ri të sistemit të saj operativ, iOS 8 Beta 4, dhe sipas burimeve të BGR thuhet se versioni beta i platformës së Apple do të lëshohet javën e ardhshme.

Apple iOS 8 Beta 4 pritet të lëshohet të hënën e ardhshme, më 21 korrik, dhe nëse del të jetë kështu, atëherë i bie që janë vetëm dy javë mes këtij versioni dhe atij që është lëshuar më herët.

iOS Beta 3 ishte lëshuar para dy javësh, dhe versioni paraprak ishte lëshuar tri javë para saj. Versioni i fundit thuhet se do të vijë me specifika të reja, si dhe me përmirësime të shumta.

Më herët, Apple kishte thënë se iOS 8 do të lëshohet në vjeshtën e këtij viti, pa dhënë ndonjë datë të saktë të lirimit të versionit të ri të platformës së saj mobile. Megjithatë, pritet që iOS 8 të vijë bashkë me iPhone 6.


Softueri i ri i Apple do të sjell funksione dhe specifika të reja për iPhone, iPad dhe iPod Touch, bashkë me aplikacionin e ri Health, si dhe integrime më të mëdha me sistemin operativ për kompjuterët desktop të Apple, OS X Yosemite. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Teknologji
OpenAI planifikon të lansojë 'Strawberry' për ChatGPT brenda dy javësh

OpenAI planifikon të lansojë 'Strawberry' për ChatGPT brenda dy javësh

Teknologji
Gjiganti BP do të përdorë Inteligjencën Artificiale për këshilla mbi kërkimin e naftës dhe gazit

Gjiganti BP do të përdorë Inteligjencën Artificiale për këshilla mbi kërkimin e naftës dhe gazit

Teknologji
Kalo në kategori