LAJMI I FUNDIT:

Skype ofron video thirrjet grupore, pa pagesë

Skype ofron video thirrjet grupore, pa pagesë

Skype ka njoftuar sot se thirrjet e saj grupore do ti ofrojë pa pagesë për platformat si Windows desktop, OS X, dhe Xbox One, ndërsa ka premtuar se në të ardhmen thirrjet grupore do të jenë falas edhe në platformat tjera.

Phillip Snalune, drejtori menaxhues i Skype për marketingun e produkteve konsumatore nuk ka dhënë detaje se kur ky funksion do të ofrohet edhe në sistemet e mëdha operative mobile sikurse Windows Phone, Android, dhe iOS.

Skype është njëri ndër shërbimet më të njohura për video-thirrjet 1 me 1, ndërsa tani kompania e blerë nga Microsoft përfundimisht ka realizuar funksionin e thirrjeve në grup, i cili për një kohë tashmë ofrohet nga shërbimi rival – Google Hangouts. / Telegrafi /