LAJMI I FUNDIT:

Apple bën gati lëshimin e iOS 7.1.1

Apple bën gati lëshimin e iOS 7.1.1

Të gjithë ata që janë ankuar për “krimba” të mërzitshëm në iPhone ose iPad me versionin e iOS 7.1 thuhet se do ta marrin zgjidhjen e tyre së shpejti, pasi që Apple është duke planifikuar përditësimin e platformës së saj për eliminimin e problemeve të raportuara nga përdoruesit.

Sipas 9to5Mac thuhet se një pjesë e vizitave të saj në faqe vijnë nga Cupertino në Kaliforni (zyrat kryesore të Apple) përkatësisht nga pajisjet që bazohen në iOS 7.1.1, version për të cilin faqja 9to5Mac thotë se është përditësimi më i ri i sistemit operativ të Apple.

Për më shumë 9to5Mac thotë se në iOS 7.1.1, Apple do të sjell përmirësime të shumta të gabimeve dhe ndërperjeve, ndërsa përditësimi i sistemit operativ do të vlejë për iPhone, iPad, and iPod Touch. / Telegrafi /