LAJMI I FUNDIT:

Para daljes së iPhone, Android nuk mbështeste telefonat me ekranin e ndjeshëm në prekje

Para daljes së iPhone, Android nuk mbështeste telefonat me ekranin e ndjeshëm në prekje

Tani mbase do të tingëllojë si diçka e pabesueshme, mirëpo para lansimit të iPhone në vitin 2007, sistemi operativ i Google, Android nuk ofronte mbështetje për telefonat e mençur me ekranin e ndjeshëm në prekje.

Ky fakt është bërë i ditur në dokumentet e gjykatës, e cila është duke u marrë më mosmarrëveshjet mes Apple-Samsung.

Një raport i Google sqaron se Android ishte projektuar me prezencën e butonave fizik në telefona. Mirëpo, platforma mobile nuk kishte asgjë në arkitekturën e saj që e ndalonte mbështetjen për telefonat me ekrane të ndjeshme, në të ardhmen.

Në pjesët e tjera të këtij raporti thuhej se Android parashihte shumë opsione tjera në telefonat e mençur mobil, sikurse bateria e telefonit e cila mund të hiqej, aplikacionet mobile të palëve të jashtme, njoftimet për përdoruesit, widgets dhe jo vetëm.


Mirëpo, të gjitha këto funksione ishin menduar të funksiononin me butonat fizik në telefona, derisa u paraqit iPhone, i cili e ndryshoi tregun, dhe telefonat me ekranet e ndjeshme në prekje u bënë standard i ri në treg. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Vendet e punës të grave do të jenë më të prekura nga Inteligjenca Artificiale sesa ato të burrave – zbulon një studim i ri

Vendet e punës të grave do të jenë më të prekura nga Inteligjenca Artificiale sesa ato të burrave – zbulon një studim i ri

Teknologji
Ushtria amerikane ka zhvilluar teknologji për të

Ushtria amerikane ka zhvilluar teknologji për të "shikuar" përtej mureve

Shpikjet më të mira teknologjike të gjitha kohërave (Foto)

Shpikjet më të mira teknologjike të gjitha kohërave (Foto)

Kalo në kategori