LAJMI I FUNDIT:

Twitter tani dëshiron që ju të postoni sa më shumë fotografi në profilin tuaj

Twitter tani dëshiron që ju të postoni sa më shumë fotografi në profilin tuaj

Rrjeti i famshëm social ka prezantuar funksionin e ri të etiketimit të fotografive dhe postimit të më shumë se një fotografie në një postim të vetëm. Megjithë risitë e paralajmëruara me këto ndryshime, ky veprim vlerësohet si një ikje nga vizioni i njohur i Twitter për postimin e 140 karaktereve.

Dje pasdite, rrjeti social ka zbuluar dy funksione të reja mobile. Shërbimi tani do tu mundësojë përdoruesve të saj të përfshijnë deri në 4 fotografi në një cicërimë, si dhe mundësinë e etiketimit të deri 10 personave në një fotografi e cila postohet në Twitter.

Ky veprim promovohet si plan i rrjetit social Twitter për ta rritur interaktivitetin e përdoruesve, dhe aktivitetin e tyre më të madh në rrjetin social.

Siç është raportuar edhe javën e kaluar, Twitter tashmë e ka shuar funksionin @reply për etiketimin e fotografisë, për të krijuar më shumë hapësirë për një cicërimë të përdoruesit i cili i përgjigjet një tjetri.


Thënë më thjeshtë, me këto ndryshime Twitter dëshiron që përdoruesit të ndërveprojnë sa më shumë me njëri tjetrin, dhe sa më shpesh që është e mundur – prandaj etiketimi i 10 personave është njëra ndër mundësitë për ta arritur qëllimin e rrjetit social.

Me funksionin e ri të prezantuar, sa herë që një përdorues i Twitter ju etiketon në një fotografi, ju e pranoni një njoftim, dhe gjithsesi se ju hyni në rrjetin social për ta parë njoftimin. Kjo është diçka e njohur tashmë për përdoruesit e Facebook. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Teknologji
Apple prezanton laptopin e ri MacBook Air - mësoni specifikat e tij

Apple prezanton laptopin e ri MacBook Air - mësoni specifikat e tij

Teknologji
Njerëzit po largohen me të madhe nga ky shërbim telefonik

Njerëzit po largohen me të madhe nga ky shërbim telefonik

Teknologji
Kalo në kategori